E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdoan sulmon zyrtarët gjermanë

Pasi i akuzoi Gjermaninë se ndihmon terrorizmin, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan ka ashpërsuar serish tonet ndaj saj. Kësaj here ne shënjestër ishin zyrtaret gjermane, te cilët i ka krahasuar me nazistet, pasi nuk kane lejuar mbajtjen e disa takime politike te anëtareve te qeverise se tij me turqit, qe jetojnë ne Gjermani.

 

 “Praktikat tuaja nuk ndryshojnë nga praktikat e kaluara te nazisteve. Gjermani, ti nuk ke lidhje me demokracinë. Kur e them këtë ata shqetësohen. Menduam se i kishit lëne pas praktikat naziste, por gabuam, pasi ju nuk i late ministrat tanë te flasin.”

 

Reklamë

Qeveria turke kishte parashikuar të mbante fushatë për të siguruar mbështetjen e 1,5 milionë turqve per ndryshimet kushtetuese ne referendumin e 16 prillit, qe pritet t’i japin me shume pushtet presidentit Erdogan. Tensionet diplomatike mes Turqisë e Gjermanisë kane arritur kulmin, pas arrestimit te nje gazetari turko-gjerman, te cilin Ankaraja e akuzon si spiun te Gjermanisë, ndërsa Berlini zyrtar ka kërkuar lirimin e tij te menjëhershëm.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë