E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Erdoan: Sulmi në Stamboll nga ISIS

Sulmi terrorist në Stamboll është vepër e një kamikazi të ISIS, dhe Turqia nuk do të ndalet deri në asgjësimin e kërcënimit të saj. Ky ka qenë reagimi i presidentit turk Rexhep Taip Erdoan pak pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin. Erdoan tha se Ankaraja zyrtare është e kërcënuar nga të gjitha grupet ekstremistë në rajon.

“Kemi të bëjmë me një sulm terrorist në Stamboll. Ai është realizuar nga një kamikaz me origjinë siriane. Fatkeqësisht ne kemi 10 viktima, mes të cilëve turistë të huaj dhe shtetas turq si dhe 15 të lënduar. Turqia është shënjestra e të gjitha organizatave terroriste në rajon. Turqia e bashkuara është e vendosur për të luftuar therorizimin deri në asgjësimin e këtij kërcënimi.”

Reagimi ka qenë i menjëhershëm dhe nga zyrtarët në gjermani, vend i cili ka numrin më të madh të viktimave në vend. Si kancelaria Merkel ashtu dhe ministri i jashtëm Shtajnmajer dënuan sulmin. Ky i fundit ka njoftuar nisjen për Stamboll. Ndërkohe krerët e BE-së përfshi presidentin e këshillit evropian, Donald Tusk, përfaqësuesen për politikë të jashtme Mongerini dhe kreu i KE-së Junker i kanë cilësuar aktet si brutale duke i dënuar ato njëzëri. Ndaj këtij sulmi ka reaguar edhe Tirana zyrtare. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka shprehur ngushëllimet per viktimat, ndërsa ka thëne se  Shqipëria gjendet përkrah Turqisë ne këto momente.

 

Reklamë

 

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë