Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan i ka kërkuar falje Rusisë, per rrëzimin e nje avioni ushtarak rus nga bombarduesit turq ne kufirin me Sirinë, nëntorin e kaluar. Kremlini njoftoi se Erdoan i ka dërguar nje mesazh presidentit Putin, ku ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet familjes se pilotit te vrare pas incidentit. Ne letër theksohet se Rusia është mike e Turqisë dhe partnere strategjike, me te cilin autoritetet turke, nuk do te donin te prishnin marrëdhëniet. Raportet mes dy vendeve kane qene te tensionuara, pasi Ankaraja nuk kishte kërkuar falje dhe Moska u kundërpërgjigj, duke vendosur sanksione tregtare dhe duke pezulluar paketat turistike drejt Turqisë. Asokohe, Putin kishte paralajmëruar se këto kufizime, nuk do te hiqeshin derisa Turqia te kërkonte falje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *