Subscribe

 

Turqisë po i humbet durimi me Bashkimin Europian. Presidenti Rexhep Taip Erdoan e ka bërë të qartë se vendi i tij nuk do të presë pafundësisht përpara dyerve të unionit. Turqia është gati të braktisë bisedimet e anëtarësimit, nëse rritet Islamofobia dhe armiqësia nga shtete anëtare të unionit.

 

“BE po i mbyll dyert Turqisë, por Turqia nuk po ia mbyll dyert askujt. Nëse ata nuk janë të sinqertë, ne do të gjejmë një zgjidhje, nuk mund të presim më gjatë. Disa flasin se BE do të ndalë negociatat me Turqinë dhe ne do të rishikojmë qëndrimin tonë.”

 

Presidentit turk u shpreh gjithashtu kundër vendimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për ta vendosur Turqinë në listën e vendeve nën vëzhgim, të cilin e konsideroi si politik. Asambleja e motivoi vendimin me valën e arrestimeve të muajve të fundit, shkeljen e të drejtave dhe me rritjen e pushtetit të Erdoan pas referendumit për ndryshimet kushtetuese.

 

Ndërkaq në vend është zhvilluar një nga operacionet më të mëdha që pas tentativës për grusht shteti të korrikut të kaluar. Mbi 1000 persona të dyshuar për lidhje me  klerikun Fetullah Gylen, të cilin Turqia e bën përgjegjës si orkestrues të puçit, janë arrestuar. Në qendër të arrestimeve të kryera në mbi 80 qytete ishte një strukturë sekrete brenda policisë. Mbi 40 mijë njerëz janë arrestuar dhe mbi 120 mijë tjerë janë pushuar nga puna në radhët e ushtrisë, policisë, apo arsimit ne muajt e fundit.

 

Raportet e Turqisë më BE do të diskutohen në takimin e ministrave të Jashtëm të unionit në 28 prill.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *