Presidenti turk Rexhep Taip Erdoan vazhdon goditjen e medias, duke urdhëruar arrestimin e 47 gazetareve. Ata konsiderohen mbështetës te klerikut Fetullah Gylen, te cilin e akuzon si orkestruess te grushtit te dështuar te shtetit. Ne oret e para te se mërkurës u kryen ndalimet e disa reporterëve dhe analisteve qe kishin punuar ne gazetën e njohur “Zaman”, e cila u mbyll nga qeveria ne muajin mars. Mes tyre është edhe gazetari i njohur i editorialeve, Sahin Alpay, por edhe ish-drejtues te versionit ne anglisht te gazetës. Policia bastisi shtepine e Alpay. Por ne listën e te ndaluarve janë edhe disa aktiviste te majte, qe nuk ndajnë te njëjtat pikëpamje fetare me lëvizjen gyleniste. Me herët urdhearreste u lëshuan ndaj 42 gazetareve te tjerë, 16 prej te cilëve u dërguan ne paraburgim. Qe pas tentativës per grusht shteti gjate spastrimeve ne polici, ushtri, administrate e institucionet arsimore, jane arrestuar mbi 13 mije vete. Mijëra njerëz qe dyshohen per lidhje me Gylenin janë pezulluar nga puna.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *