Autoritetet turke e kane zgjeruar rrethin e arrestimeve pas tentativës se dështuar te grushtit te shtetit, duke vene ne shënjestër edhe sektorin e biznesit. Mëngjesin e se premtes ne provincën Kayseri u ndaluan ne banesat e tyre tre biznesmenë te rendesishem, si pjese e nje hetimi mbi financimin e aktiviteteve te klerikut Fetullah Gylen, qe akuzohet si orkestrues i pucit. Behet fjale per presidentin e kompanisë, Boydak Holding, Mustafa Boydak, dhe dy drejtore ekzekutive te saj. Ata akuzohen si mbështetës te organizatës se Gylen. Këto jane arrestimet e para ne boten e biznesit, ndërsa presidenti Erdoan është përpjekur te largoje ndikimin e Gylenit nga sistemi ushtarak, ligjor, arsimor dhe i shërbimeve civile. Vete kleriku, nga SHBA ku jeton prej vitesh ne nje interviste per nje te përditshme italiane, mohon përfshirjen ne tentativën per grusht shteti dhe shpreh besimin se Amerika do ta mbroje nga kërkesa e palës turke per ekstradim. Gylen tha se gjatë fushatës së vitit 2002, partia e Erdogan premtoi se do ta dërgonte Turqinë drejt BE-së, do të respektonte të drejtat e njeriut si dhe do të zhdukte diskriminimin. Ai vlerësoi zbatimin e disa reformave demokratike, qe u përshëndeten edhe nga ndërkombëtarët, por kjo nuk zgjati shume, pasi sipas tij, Erdoan u helmua nga pushteti. Nga ana tjeter, ai kërkon te zgjeroje pushtetin, përmes vënies nen kontrollin e presidencës edhe te forcave te armatosura dhe te shërbimeve sekrete. Por kjo do te kërkonte ndryshim te Kushtetutës dhe miratimin edhe nga opozita.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *