Vijojnë tensionet mes Turqisë dhe Rusisë lidhur me incidentin e avionit rus të rrëzuar nga bombarduesit turq pas shkeljes së territorit, në nëntor të vitit të kaluar. Një ditë pas Ministrisë së Jashtme, është presidenti turk Rexhep Taip Erdoan i cili e përshkroi qëndrimin e Moskës si një përpjekje për të krijuar destabilitet në rajon.

“Nëse Rusia vijon të dhunojë sovranitetin e Turqisë,  ato do të përballem me pasoja. Kjo sjellje e papërgjegjshme nuk kontribuon në përmirësimin e marrëdhënieve mes NATO-s dhe Rusisë dhe as në paqen dhe stabilitetin e rajonit. Përkundrazi, e dëmtojnë atë.”

Një ditë më pare Ministritë e çashme të të dyja shteteve u përplasën sërish lidhur me incidentin në fjalë, që vuri përballe NATO-n e SHBA-në nga njëra anë dhe Rusinë nga ana tjetër. Ministria e Jashtme e Rusisë i cilësoi deklaratat turke si një “propagandë e pastër”, ndërsa ripërsëriti qëndrimin e avioni rus se nuk ka shkelur në territorin turk.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *