Burime pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shendetësor Korçë bëjnë të ditur  për Vizion Plus se 2 infermierë të Qëndrës së Shëndetit Mendor, të cilët kanë qënë me pushime kanë shfaqur shënja të COVID-19 dhe pas tamponit kanë rezultuar pozitiv.

Gjithashtu bëhet e ditur se edhe nje guzhinjere qe punon në këtë qëndër ka shfaqur shenja të COVID, por ende nuk ka ardhur rezultati nëse është pozitive me këtë virus apo jo.

Ndërkohë menjeherë pas shënjave  të 3 punonjësit janë karantinuar në banesat e tyre.

Nga ana tjetër në këtë qendër, janë dezinfektuar ambjentet si dhe janë marrë të gjitha masat anti Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *