E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Era rrëmben vëmendjen e prestigjozes amerikane

Prestigjiozja amerikane “V Magazine” i ka kushtuar një artikull këngëtares shqiptare Era Istrefi. “Redrum”-i i Erës, i cili ka arritur mbi katër milionë klikime në Youtube, nuk mund të mos ishte edhe në vëmendjen e mediave të huaja.

 

“V Magazine” përshkruan në detaje klipin e ri të këngëtares dhe mbi të gjitha tekstin e saj provokues. “Era Istrefi ka hedhur në treg pas një viti këngën e saj të re, “Redrum”. Pas suksesit të “Bon Bon”, ku e gjithë bota filloi të këndonte në gjuhën shqipe, Istrefi publikoi pak ditë më parë këngën e re, që nëse e kthejmë mbrapsht do të thotë “vrasje”, – shkruhet në artikullin e revistës.

 

Reklamë

Në shkrim thuhet gjithashtu se lëvizjet unike të Erës janë gjithashtu në harmoni me tekstin misterioz të projektit të ri të saj.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë