Vendi
Era përmbys kamionin në Lezhë, bllokohet për dy orë qarkullimi

Një mjet i tonazhit të rëndë u përmbys nga era e fortë këtë të martë në superstradën Lezhë-Laç.
Ngjarja ndodhi tek ura e Mifolit, ndërsa fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.
Reklamë
Si rrjedhojë e kësaj situate, u bllokua qarkullimi i mjeteve në njërin kah të rrugës për afro dy orë.
U desh ndërhyrja e autoriteteve për ngritjen dhe largimin nga rruga të kamionit me targa të Kosovës.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




