Këngëtarja e talentuar, që tashmë po njihet në gjithë botën, ka ndarë me fansat diçka të re. Në një intervistë për portalin britanik That Grape Juice, ajo ka folur për muzikën e saj dhe konkretisht për albumin më të ri, të cilin do të hedhë në treg. Era ka pohuar se momentalisht është duke punuar për këtë album, i cili sipas saj, do të përmbajë shtatë këngë, raporton intv.

Gjithashtu ajo ka shtuar se është gjithë kohës duke i lënë hapësirë vetes së saj për të eksploruar zhanre të reja muzikore si dhe të shkruajë tekste këngësh me sinqeritetin e saj më të madh. E entuziasmuar për projektin e saj të ri, ajo ndihet pa limite. Kujtojmë se këngëtarja 22-vjeçare është duke shijuar ende suksesin e hitit të saj “Bon Bon”, i cili ka arritur mbi 211 milionë klikime ne YouTube.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *