Era Istrefi më në fund është bërë nënshtetase shqiptare. Këngëtarja nga Kosova është shprehur shumë e emocionuar, që ka arritur të marrë pasaportën shqiptare. Ajo pak kohë më parë mori nënshtetësinë shqiptare me një dekret të zyrtarizuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani.

 

“Falederimet e mia për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Kulturës së Kosovës dhe Shqipërisë, janë të panumërta, sinqerisht. Disa gjëra nuk do të kishin ndodhur po të mos ishte kjo pasaportë. Falenderimet e mia janë të panumërta dhe shpresoj se do ta përfaqësoj denjësisht vendlindjen time të dytë anembanë botës”, – u shpreh Era atëherë.
Ndërsa sot ajo udhëton me pasaportë shqiptare dhe për këtë ndihet mjaft krenare duke e shfaqur edhe në Snapchat-in e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *