E shtunë, 7 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Era Istrefi zbulon bashkëpunimin e shumëpritur

Kënga ‘Bon Bon’ ishte çelësi i artë për Era Istrefin, pasi i krijoi shumë mundësi për të vazhduar karrierën e saj jashtë kufijve shqiptarë dhe deri tani ja ka dalë mbanë më së miri.

 

Mirëpo fansat e saj kanë kohë që presin një bashkëpunim me motrën e saj, Nora Istrefin dhe mesa duket, erdhi momenti i shumëpritur.

 

Reklamë

Era është shprehur se do sjellë atë çfarë fansat kanë pritur me kohë, një këngë shqip me motrën e saj, Norën.

 

Ajo ka thënë se ky do të jetë projekti i rradhës, por do të ketë dhe shumë bashkëpunime të tjera.

 

Suksesi i saj i fundit ishte kënga e botërorit me emra të njohur si Will Smith dhe Nicky Jam, e ndersa tani presim me padurim projektet e rradhës./Tring

Vazhdo të lexosh

Reklamë