Showbiz
Era Istrefi në krye të “Top trend”

Era Istrefi vazhdon të shënojë sukseset e mëdha në arenën ndërkombëtare të muzikës, pas publikimit të projektit “Redrum”. Klipi “Redrum”, i cili e shfaq këngëtaren tejet ekstravagante, po pëlqehet në Europë.
Në YouTube trendet e Europës, menjëherë brenda ditës së pare, Era Istrefi është ngjitur në vendin e parë në “Top trend”, në rrjetin më të madh social të videove.
Reklamë
Këtë kënaqësi e kanë ndarë edhe fansat e bukuroshes nga Prishtina, që kanë publikuar imazhe të këtij suksesi në rrjetet sociale, teksa vet këngëtarja mbetet modeste duke shijuar suksesin e projektit në heshtje.

Vazhdo të lexosh
Reklamë




