E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Era Istrefi konfirmon lidhjen me këngëtarin britanik?

Që prej ndarjes me Faton Shoshin, asnjëherë nuk është folur për jetën private të Era Istrefit, e cila duket se ka qenë më shumë e përkushtuar në karrierën e saj.

Së fundmi, Era është para shpesh në shoqërinë e këngëtarit britanik Julian Perretta dhe kanë nisur edhe aludimet e para se ata janë në një lidhje.

Era dhe Juliani janë pjesë e të njëjtit ‘label’ muzikor dhe lidhja e tyre profesionale është normale, por jo edhe shoqërore, ku shpesh në foto ata janë bashkë.

Reklamë

 

Së fundmi, Era ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku duket me flokë të verdha të gjata dhe me poza provokuese, ndërsa Julian i ka lënë asaj një koment ‘romantik’.

“Forever” (përgjithmonë) ka shkruar ai, duke e shoqëruar me një zemër, ndërsa Era i ka shkruar: “and ever” (dhe përgjithmonë), duke konfirmuar thashethemet për lidhjen e tyre./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë