E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:01: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Era Istrefi dhe Robert Berisha “përplasen” në Instagram për Renee!

Era Istrefi ka një lidhje shumë të afërt me mbesën e saj të vogël, Renee dhe i dedikon asaj shkrime dhe foto në rrjetet sociale.

 

 

Së fundmi teze Era ka ndarë më fansat një video ku shfaqet vogëlushja pranë një pianoje dhe me këtë rast Era ka treguar se mbesa e saj ka vesh për muzikë.

Reklamë

 

 

Ndër të tjera ajo ka treguar se mbesa e saj është vetëm dy vjeç dhe e ka mbyllur shkrimin me një urim për të gjithë fëmijët që festojnë sot ditëlindjen.

 

 

“ Jam tezja më krenare sot.Ajo është vetëm 2 vjeç dhe ka vesh për muzikë.Të dua kaq shumë Renee dhe gezuar ditëlindjen të gjithë atyre që e festojnë sot”, ka shkruar Era.

 

 

Ndërkohë nuk ka vonuar shumë komenti i babait të Renee-së, Robert Berishës, i cili ka sqaruar fansat se në fakt Renne e ka ditëlindjen në 15 maj, por Era ka pasur si qëllim që të urojë fëmijët e tjerë që e festojnë sot.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë