Subscribe

Era e fortë e dy ditëve të fundit ka sjellë dëme të konsiderueshme në serat e zonës së Frakullës në Fier.

 

Fermerët janë shprehur se një situatë e tillë i ka gjetur të papërgatitur, pasi me të ardhurat që marrin nga shitja e luleshtrydhes e kanë të pamundur riparimin e tyre, duke shtuar faktin se përballen me çmime të larta të pesticideve e të një tregu shitjeje jo favorizues.

 

Kjo nuk është hera e parë që kultivuesit e luleshtrydhes në këtë zonë dëmtohen nga fatkeqësitë natyrorë.

 

Drejtoria e bujqësisë bën me dije se specialistë do të zbresin në terren për evidentimin e dëmeve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *