Era e fuqishme i ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik blektorit Gëzim Islami nga fshati Grezhdan i Maqellarës në Dibër.

 

Si pasojë e erës së fortë stalla ku mbante rreth 300 krerë bagëti të imta, dele, është shembur e gjitha duke zënë brenda dhjetra prej tyre.

 

Deri tani Gëzimi thotë se kanë nxjerrë rreth 50 krerë dele e qengja të ngordhur, ndërsa numri mund të jetë edhe më i madh pasi nuk është liruar e gjithë hapësira e stallës.

 

Për t’i ardhur në ndihmë blektorit Islami kanë shkuar edhe bashkëfshatarë të tij, për të larguar inertet e stallës së shembur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *