Subscribe

Gjiri i Durrësit vazhdon të jetë i përfshirë nga moti i keq, me erë dhe dallgë të forta.

 

Si pasojë, dy tragetet e e linjës me Barin u nisën me 6 orë vonesë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

 

Të gjithë pasagjerët u njoftuan nga Autoriteti Portual për shtyrjen e lundrimit, i cili u bë vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

 

Në të dy brigjet e Adriatikut mbizotron era e fortë. Për pasojë, kapiteneria ka vendosur të pezullojë daljen në det të të gjitha anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundurese.

 

I njëjti vendim u mor dhe në portin e Vlorës. Të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla ndaluan të dalin në det deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.

 

Ndërkohë anijet e transportit dhe tragetet vijojnë lundrimin normalisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *