E hënë, 28 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Era e fortë dëmton dekorin festiv në Lezhë, rrëzohet dhe pema e Krishtlindjes

Vendi ynë është përfshirë nga moti i keq këtë fundjavë.

Zonat malore janë mbuluar nga bora, ndërsa temperaturat janë ulur ndjeshëm. Sakaq, era e fortë gjatë mbrëmjes së djeshme ka shkaktuar dëme të shumta në Lezhë.

I gjithë dekori i festave është dëmtuar, ndërsa janë rrëzuar dhjetëra pemë. As pema e Krishtlindje, e vendosur në sheshin “Gjergj Kastiroti” nuk i ka rezistuar erës duke u rrëzuar përtokë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh