E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Era e fortë bllokon portet, kalimi në zonat e thella vetëm me zinxhirë

Era e fortë ka sjellë probleme në transportin detar. Për shkak të detit të trazuar, dje është anuluar lëvizja e dy trageteve nga porti i Durrësit, por sot Drejtoria e Përgjithshme detare njofton se lëvizja do të vijojë normalisht.

Po ashtu në portin e  Vlorës këtë të hënë nuk janë paraqitur probleme, ndërsa peshkarexhave të vogla, u është ndaluar dalja në det.

Autoritetet sqaruan se në det të hapur shpejtësia e erës ishte jashtëzakonisht e madhe e për pasojë e rrezikshme për tragetet e pasagjerëve.

Ndërkohë, ulja e temperaturave ka sjellë ngrica në diasa akse rrugore në zonat e thella. Kryesisht në juglindje dhe verilindje policia lajmëroi shoferët për përdorimin e zinxhirëve.

Reklamë

Autoritetet dhe kompanitë mirëmbajtëse kanë hedhur kripë në akset

Kamenicë – Qafë Qarri – Ersekë; Boboshticë – Dardhë; Voskop –Voskopojë, si dhe në aksin e Llogarasë

Kjo ka ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe levizjes pa probleme.

Më shumë video

Reklamë