Këngëtarja e njohur Era Istrefi ndodhet në Shqipëri. Ka përfituar për të takuar disa nga mikeshat e saj. Njëra prej tyre është Adela Sollaku, vajza e ish-kryeprokurorit të Shqipërisë, Theodhori Sollaku.

 

Era ka publikuar disa fotografi të Adelës, në llogarinë personale në Snap, ku duken mjaft të afërta me njëra-tjetrën.

 

Pas publikimit të këtyre fotove, shtohet dyshimi se çifti i njohur Ledri Vula dhe Adela janë bashkuar sërish, pasi është raportuar se reperi ishte prezent në këtë takim.

 

Ndërkohë këngëtarja ka publikuar këngën më të re pas hitit ‘BonBon’ ndërsa Ledri është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojë gjatë muajve në vazhdim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *