Subscribe

“Epsh dhe lakmi” ngjitet premiere ne skenën e Art turbinës mbrëmjen e te shtunës. Edhe pse është shkruar në vitin 1925 vepra i përshtatet shume mire te tashmes pasi flet per lakimin e individit per pushtetin dhe pasurinë. Shfaqja qe vihet per here te pare ne skene i është besuar regjisorit te ri Endri Çela.

 

Çela bën nje paralelizëm te mesazhit te veprës me jetën komplekse te shqiptarëve.

 

Vepra e Eugene O’Neil konsiderohet një nga veprat më të vështira. Drejtori i teatrit kombëtar eksperimental Kico Londo shpreh besimin se regjisori do tre realizoje shfaqjen  në mënyrë që ajo të mbetet në mendjen e publikut.

 

Epsh dhe lakmi angazhon një kast aktorësh  si Gëzim Rudi, Dasara Xhangolli, Josif Sina por nuk mungojnë edhe me te rinjtë.

 

Publikun do te ketë mundësi te shijoje shfaqjen me date  14 dhe 15 dhjetor ne Arturbina.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *