Subscribe

Monumenti më i madh i poezisë gojore shqiptare, Eposi i Kreshnikëve ka mbërritur në Akademinë e Shkencave.Isë Elezi është ndër të paktët lahutarë që e përcjell këtë pasuri të trashëguar nga brezi në brez. E para se kjo vlerë të zhduket, akademikët e Shqipërisë dhe Kosovës janë bërë bashkë për të çuar një dosje në “UNESCO”. Puna për përgatitjen e dosjes nisi në vitin 2010 nga Akademia e Shqipërisë, por rrugës edhe për shkak të fondeve dosja mban firmën e Akademisë së Kosovës. Kjo dosje, tanimë e pranuar shkencërisht dhe gati për t’u votuar në asamblenë e UNESCO-s nga një shtet i ri si Kosova, lë hapësira për të tjera pyetje. A do ta votojë Serbia, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia këtë trashëgimi kulturore si shqiptare apo në votim do të jenë katër kartonë kundër eposit të kreshnikëve. Puna për më shumë botime mbi eposin, antologji dhe përkthime vijon nga të dyja akademitë e shkencave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *