Subscribe

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani bëne homazhe në kompleksin Adem Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Shefi i qeverise tha se borxhin ndaj kësaj familjeje mund ta shlyejnë vetëm me punën për shtet-ndërtim.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

Familja e cila e ka vulosur prekazin si kryeqytet te kryengritjes shqiptare. Ne e kemi obligim e borxh te perhershem e te perjetshem ndaj jasharajve dhe kete do te mund ta shlyejme vetem me pune te perditshme per shtetndertim per zhvillim edhe per drejtesi.

 

Kryeparlamentarja Osmani, u shpreh se familja Jashari ka vendosur themelet e shtetit te Kosoves.

 

VJOSA OSMANI

 

KRYETARE E PARLAMENTIT TE KOSOVES

 

Jo vetëm në këto data, në çdo ditë, në çdo moment duhet ta përkujtojmë këtë sakrificë të familjes Jashari që i ka vënë themelet shtetit tone. Kjo ka ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës para botës se populli shqiptar ishte i shtypur nga ana e regjimit totalitar serb.

 

Shënimi i 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari do te vijoje edhe te shtune.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *