Stërmbesa e Musine Kokalari, Linda Kokalari, përkujton shkrimtare e mirën johur shqiptare në 104 vjetorin e saj të lindjes, duke u ndalur në fragmente nga jeta e saj.

Ditën e sotme në Vizioni i Pasdites, ajo ndaloi në gojëdhënat se arsyeja e internimit dhe perndjekjes politike të saj ishte një marrëdhëniet e aluduar me Enver Hoxhën, duke shprehur se këto janë thjesht fjalë, por nu kishte diçka zyrtare.

E bindur në këtë fakt, Kokalari mbështetet dhe te fakti se Musineja ka jetuar larg Enverit, dhe se distanca dhe hapësira kohore nuk përkon për një propozim martesor.

“Unë nuk di të këtë pasur dhe nuk kam dëgjuar asnjëherë. Them me siguri dhe bindje të plotë, që kam dëgjuar çdo lloj gjëjeqë ka ndodhur, çdo lloj episodi nga gjyshja dhe babai im. Nuk di që të ketë pasur një propozim konkret apo një lidhje ose diçka konkrete. Musine Kokalari ishte në Romë, fillimisht në Tiranë pastaj në Romë. Enver Hoxha ka qenë në Paris pastaj në Korçë a ku di unë se çfarë. Se çfarë ka pasur në mend ai… zyrtarisht nuk i ka kërkuar dorën”, u shpreh drejtoresha e Institutit “Musine Kokalari”.

Në këtë 104 vjetor te lindjes se figurës së shquar nga Gjirokastra, znj. Kokalari foli dhe mbi ndërtimin e shtëpisë muze në ndërim të Musinesë, e cila prej kohësh pritet të ndërtohet, por që ende nuk dihet fati i saj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *