E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 05:10 Në vijim ora 05:10: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Enigma”/ 7 të arrestuar në gjyq, jepen masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe shokët e tij të kapur tek Gjiri i Lalzit

Shtatë personat e arrestuar në kuadër të operacionit ‘Enigma’ kanë dalë këtë të dielë për tu njohur me masën e sgurisë në Gjykatën e Durrësit. Ata u kapën nga policia teksa po drekonin në një resportant pranë Gjirit të Lalzit, ndërkohë që konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Në mesin e të arrestuarve është Xhevdet Plaku i njohur me nofkën ‘Akili’, i cili u arratis nga burgu i Ankonas në Itali në janar të këtij viti, ku po vuante dënimin për trafik droge. Në pranga ra edhe Flobens Mecia nga Shkodra i akuzuar nga SPAK për organizatë kriminale dhe sigurim të kushteve për vrasje.

Reklamë

Një tjetër emër që del para togave të zeza i prangosur nga RENEA në operacionin ‘Enigma’ është edhe Voltan Xhani i cili akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Elis Rroshkodolit në Shkodër një vit më parë.

Po ashtu janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë që akuzohen për “Moskallëzimi të krimit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.

Gjatë operacionit u sekuestruan shuma parash, euro dhe sende të tjera, ndërsa 3 prej të arrestuarve thotë policia në momentin e bastistjes së lokalit, i kishin armët e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje.

 /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë