Mesa duket thashethemnaja se Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj ishin në prag të ndarjes paska qenë shumë zhurmë për asgjë. U hodhën shumë dyshime dhe u përfolën mjaft situata, por datëlindja e Enit javë më parë dhe urimi i ndjerë i Gencit i shuan zërat që çifti po ndahej.

Genci tregoi anën e tij romantike me urimin në Instagram dedikuar të dashurës së zemrës: “Urime ditëlindjen dashuria ime! Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të lumtur! Në çdo ditë që hapet para nesh, do të mundohem ta mbaj buzëqeshjen në fytyrën tënde. Unë që ta njoh mirësinë, nuk gjej fjalë për të përshkruar, sepse çdo fjalë më duket e varfër. Je njeri i mirë, që edhe mua më bën njeri më të mirë. Të uroj të shkëlqesh në jetë, sikurse yjet lart! Me shumë ndjenjë e dashuri unë do të jem pranë teje, në ditë me diell e stuhi. Gotën lart zemër. Gëzuar!”.

Por këto fjalë nuk janë vetëm një urim i radhës, mesa duket gjërat qenkan shumë më serioze dhe çifti pritet të martohet këtë verë. Mendohet të jetë një ceremoni luksoze, por në privatësi të plotë. Se çfarë do të thotë privatësi e plotë mbetet për t’u parë, por një foto nga ceremonia patjetër që do e rrëmbejmë./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *