E enjte, 17 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:11 Në vijim ora 05:11: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Aksidentohet Eni Koçi

Ilustrim · Vizion Plus

Vera është koha më e përshtatshme e këngëtarëve për videoklipe apo koncerte në vende të ndryshme.  Por një incident i papritur mund të të prishë çdo plan. Së fundmi, e njëjta gjë i ka ndodhur këngëtares, Eni Koçi. Ajo ka publikuar në ‘InstaStory’ një fotografi në të cilën shihet se ka dëmtuar gjurin dhe e ka mbështjellur me një fasho të madhe.

 

 

 

Duket se dëmtimi nuk është i vogël, sepse Eni ka treguar se ishte shumë i dhimbshëm. Megjithatë sipas këngëtares ishte faji i saj për këtë incident. “Ja çfarë ndodh kur nuk ke kujdes”, – ka shkruar ajo. Gjithsesi është e sigurt se Eni do të rikuperohet së shpejti dhe do të nisë sërish aktivitetin normalisht.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh