Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, ka takuar kongresmenin, njëherësh kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, Eliot Engel.

 

Sipas zyrës së kryetarit të Kuvendit, gjatë takimit, Kongresmeni Engel ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset që ajo ka para vetes.

 

“Bashkimi Evropian duhet të ndërmarrë hapa të shpejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe të punojë bashkë me Kosovën në proceset euro-integruese”.

 

Në këtë takim, Veseli dhe Engel diskutuan edhe për nismën e kryeparlamentarit për dënimin e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë.

 

Kongresmeni amerikan, ka thënë se kriminelët duhet të përgjigjen para drejtësisë për të gjitha krimet që kanë kryer ndaj popullatës civile gjatë luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *