Forcimi i lidhjeve te krimit me politiken është nje fenomen qe po vihet re ne zgjedhjet per Bashkinë e Dibrës. Këtë shqetësim lideri i opozitës Lulzim Basha ia ka përcjellë kongresmenit amerikan Eliot Engel, gjate takimit ne selinë e Partisë Demokratike paraditen e se enjtes.
Sipas Bashes, sfida kryesore per Shqipërinë mbeten zgjedhjet e lira e te ndershme. Gjate bisedës me kongresmenin Engel, kryetari i demokrateve ka vene ne dukje se kriminaliteti është rritur, duke theksuar se vendi është shndërruar në hambar kultivimi të lëndëve narkotike, nje biznes kriminal qe mbrohet nga drejtues të policisë së shtetit dhe të Ministrisë së Brendshme. Ndersa ne lidhje me reformën ne drejtësi, Basha ka theksuar se PD do te vazhdoje të japë kontributin e saj per miratimin e ligjeve, te cilat nuk duhet të shkelin përcaktimet kushtetuese të miratuara me konsensus me 22 korrik.
Me herët kongresmenin Engel ka takuar edhe presidentin e republikës Bujar Nishani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *