Subscribe

Për shkak rritjes së çmimit të energjisë elektrike, biznesi shqiptar thotë se po falimenton.

 

Për muajin janar, subjektet e lidhura me tensionin e mesëm u detyruan të paguajnë fatura më të shtrenjta për energjinë dhe për përballimin e kësaj situate, ata kërkojnë mbështetjen e qeverisë, për të cilën parashtruan 10 kërkesa.

 

Kompanitw presin që deri në datën 10 mars të jetë ngritur një grup pune i përbashkët për të marrë në konsideratë kërkesat.

 

NIKOLIN JAKA

DHOMA E TREGTISE DHE INDUSTRISE TIRANE

 

“Mbyllja e fabrikave, nxjerrja e punëtorëve për të protestuar apo grumbullime për të parë mundësitë reale për një lëvizje për të drejtat që sipërmarrjes i takon.”

 

Sipërmarrja shqiptare flet për një kolaps ekonomik e social, pasi bizneset po detyrohen të ulin qepenët.

 

ALBAN ZUSI

SHOQATA E EKSPORTUESVE

 

“E gjithë ekonomia do të futet në kolaps. Ju na thoni dilni në treg të lirë pa krijuar institucionet e tregut të lirë. Çmimi do të mbyllë dyert e fabrikave të mëdha. Disa janë mbyllur. Nëse kalon kohë, ky do të jetë proces i vërtetë.”

 

Nëse situata vijon e përshkallëzohet pa ndërhyrjen e qeverisë, bizneset paralajmërorjnë se konsumatori do të braktisë produktin vendas dhe do të hedhë sytë te mallrat e importit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *