Subscribe

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar me gazetarët komunikimin e përjavshëm, ku ka folur për zhvillimet politike të vendin dhe jo vetëm.

 

Berisha u ndal edhe tek dy impiantet që kryeministri Edi Rama po sjell nga Bangladeshi në Vlorë për prodhimin e energjisë elektrike, për të cilat tha se kanë kosto stratosferike dhe janë tejet ndotës ndaj mjedisit.

 

Berisha i quajti “gjeneratorë” e jo impiante ata që po sjell Qeveria për prodhimin e energjisë, dhe tha se Rama për të justifikuar impiantet po zbraz kaskadën e Drinit. Ndërsa parashtroi kostot, Berisha shtoi se këto impiante janë shumë të dëmshëm për mjedisin, pasi lëshojnë përqindje squfuri toksik.

 

Një shpërdorim i tmerrshëm në fushën e energjisë. Anija nga Bangladeshi që po sjell impiantet për prodhimin e energjisë në Portin e Vlorës ka hyrë në kanalin e Suezit.  760 milionë euro, e llogaritur nga specialistët më të mirë kostoja për dy vite që do punojnë këto impiante përfshi qiranë dhe naftën që shpenzojnë.

 

Kostoja ditore: Për prodhimin e një megavat impiantet harxhojnë 220 litra naftë. Impiantet prodhojnë 110 megavat në 24 orë, nëse e shumëzojmë me 220 litra ato shpenzojnë 580.800 litra naftë në ditë. Aq litra naftë nëse i shumëzojmë jo me 230, sa është sot e më shumë nafta, por vetëm me 190 lekë impiantet harxhojnë në ditë 949.672 euro. Prodhimi ditor i energjisë është 2640 megavat. Por, përveç kostos së naftës, qiraja ditore është 91117 euro, pra në total 1.049.799 euro. Në rast se llogarisni çmimin e megavatit kjo shifër shpenzohet për prodhimin e 2640 megavat, pra një kushton 398 euro. Një megavat për rreth 400 euro, me çmimin e sotëm shkon edhe më shumë.

 

Kostoja për 2 vite qira për 730 ditë del 761 milionë 2 244 000 euro. Rama po bën zbrazjen e rrufeshme të kaskadës së Drinit. Çdo ditë, kaskada ulet me 50 cm në ditë. Nga Suezi gjer në Vlorë, kaskada sot është 274 metër, ndërkohë që me rregulloren e përdorimit të saj, ajo më 1 shtator nuk mund të jetë nën 284 metër.

 

Edi Rama për të justifikua këtë krim, për tu thënë s’ka energji dhe të instalojë impiantet që kanë funksionuar në Kulna të Bangladeshit. Nga 2018 deri më sot pa funksion. Përveç çmimeve stratosferike, po kaq të tmerrshme janë problemet që lidhen me ambientin. Këto nuk janë termocentrale por gjeneratorë gjigandë që funksionojnë me naftë të rëndë e cila ka në përbërje 50 miligram për litër squfur, e ndaluar për t’u përdorur dhe me këtë toksicitet do krijojë një ndotje në Vlorë të barabartë sikur të shtohen 100 mijë makina”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *