E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Energji nga TEC-et lundruese/ Balluku dhe Kim vizitojnë impiantet që do të punojnë me karburant

Dy njësitë e prodhimit të energjisë, që njihen si TEC-e lundruese, pas dy viteve pritet të jenë pronë e korporatës elektroenergjetike shqiptare.

 

Reklamë

Ministrja Belinda Balluku së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, kanë inspektuar termocentralet e ankoruara përkohësisht në Petrolifera.

 

Numri 2 i qeverisë tha se ne përfundim të kontratës 2, është dakordësuar me kompaninë Ecxelerate mundësia e kalimit të tyre në pronësi të KESH.

 

 

Ministrja Balluku e konsideroi si një arritje këtë marrëveshje, në këto kohe krize energjie, pasi dy TEC-et i kërkonte Gjermania. Sipas saj kjo ndodhi për shkak të partneritetit  me shtetet e bashkuara.

 

Balluku njoftoi Se dy tecet do te nisin pune per disa muaj. Kostoja per megavat /ore energji do te jete afro 200 euro, në një kohë që cmimet mesatare ne bursa per vitin qe vjen  parashikohet te jene 500 euro.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë