Grupi i famshëm “Vuitton” dëshiron të blejë klubin e Milanit.

Pavarësisht se shpesh ka pasur përgënjeshtrime nga klubi kuqezi në lidhje me këtë mundësi që miliarderi francez Bernard Arnault të bleje aksionët e Milanit, duket se në realitet në këtë pistë ka zhvillime konkrete.

Mediat italiane shkruajnë se Lvmh-Luois Vuitton (kompania më e madhe botërore e luksit dëshiron me cdokusht që të mbyllë marrëveshjen për të blere 7 herë kampionët e botës.

Madje drejt klubit Elliot që zotëron aktualisht kuqezinjte por përgatitet një oferte e rëndësishme financiare.

Bëhet fjalë për një shifër rreth 1 miliard euro.

Sipas mediave italiane, ka një arsye të rëndësishme pse Arnault është I fokusuar për të investuar tek Milan.

Anglia po del nga BE dhe grupi I njohur I biznesit te veshjeve dhe aksesoreve të luksit po humbet Londrën si pikë të rëndësishme të biznesit të vet.

Lvmh-Luois Vuitton sheh Milanon si qëndrën e re të investimeve aq më teper që ky qytet dihet që është një nga më të rëndësishmit e modës në europë dhe botë.

Futbolli dhe mbi të gjitha një markë si Milani do të ishin një armë e fortë në duart e Arnault për të realizuar objektivat e veta. Dy suksese që mund të shkonin paralelisht shumë mirë përkrah njeri tjetrit, futbolli dhe biznesi.

Njeriu të cilit mund ti besohet projekti I rikthimit të Milanit të madh është Masimiljano Allegri, i cili besohet se për këtë arsye ka lënë në pritje Manchester United që këmbëngul në arritjen e marrëveshjes për ta pasur trajner. Duket se edhe miliarderi francez ( i dyti në botë për nga pasuria) po nxiton të mbyllë blerjen brenda verës së vitit 2020.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *