Zv.Trajneri i Teutës, Endri Vrapi pohoi se pas fitores kundër Kastriotit, skuadra e kaloi ngercin e rezultateve jo të mira në javët e fundit.

 

Besoj se e kemi kaluar atë ngërcin që patëm javët e fundit.Në ndeshjen me Kastriotin pavarësisht sesi shënuam, ne ishim superior dhe donim ta fitonim ndeshjen.  Unë nuk mendoj se kemi luajtur dobët, por thjesht mos marrjae pikëve na futi pak në presion. Disa ndeshje që nuk I kemi menaxhuar jo mirë dhe kemi gabuar për shkak të disa episodeve.

 

Ai shtoi se celesi i suksesit tek Teuta ka qene mbeshtetja financiare e presidences, ndryshe nga disa ekipe te tjera qe e vuajne kete fenomen.

 

Vrapi shtoi në emisionin “Kampionet” se Teuta është plotësisht brenda objektivit të vet.

 

Objektivi që në fillim ka qënë Europa dhe ne jemi brenda objektivit pavarësisht se ndoshta media na ka fryrë pak. Mos ta harrojmë që Kukësi është vetëm 2 pikë larg nesh, kështu që jemi totalisht brenda objektivit tonë.Kritikat për mbrojtjen nuk janë me vend pasi skuadra duhet të funksionojë e gjitha në grup. Ne shikojmë të marrim ndeshjet tona, nuk merremi fare me ekipet poshte vetes. Duhet të bëjmë vetë mirë.Kemi bërë një staf shumë të mirë, bashkë me përgatitësin atletik që është ndër më të mirët në vend.

 

Duke komentuar kryesuesit e Partizanit, Vrapi mendon se të kuqtë janë drejt titullit kampion pasi janë skuadër cinike.

 

Partizani nuk është krijon shumë raste ama është skuadër cinike. Të kuqtë mendoj se janë drejt rrugës për titullin kampion.

 

Sa i takon Skenderbeut, Endri Vrapi tha se korcaret jane ne gare per nje vend ne Europe.

 

“Persa kohe Kukesi pretendon se eshte ne gare per titullin, pse te mos mendoje edhe Skenderbeu per europen qe ne fakt eshte me afer aq me teper qe ka edhe kupen si objektiv”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *