Një grua 77-vjeçare u nxor nga rrënojat në qytetin Adiyaman, duke mbijetuar në mënyrë të habitshme rreth 212 orë e bllokuar.

 

 

Mediat turke raportojnë se Fatma Gungor u nxor e gjallë nga rrënojat e një blloku apartamentesh shtatëkatësh në qytetin Adiyaman gjatë natës.

 

 

Të afërmit e saj përqafuan ekipin e shpëtimit, të përbërë nga personel ushtarak dhe anëtarë të autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive.

 

 

Po ashtu një 42 vjeçare u nxor gjallë nga rrënojat pas 222 orësh.

 

 

Por Bilanci ne Turqi dhe Siri nga tërmeti apokaliptiik vijon të rritet dhe ka arritur me mbi 41.000 viktima. Mbi 100 mijë është numri I personave të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *