Subscribe

Instituti i Shëndetit publik është në pritje të përgjigjes nga laboratorët e huaj për rastet e Covid të dyshuara me Omicron. Ndërkohë specialistët thonë se është rritur interesi i qytetarëve për tu vaksinuar nga gripi sezonal.

 

Ende nuk ka një përgjigje konkrete nga laboratorët në Britani dhe në Gjermani për dyshimet se edhe në Shqipëri mund qarkullojë varianti i ri “Omicron”. Specialistët e virologjisë pranë ISHP pohojnë se po dërgohen mostra vazhdimisht për verifikim.

 

IRIS HASRIBA
VIROLOGE, INSTITUTI I SHENDETIT PUBLIK

“Nuk janë kampione që dërgohen në momentin që ne kemi një sinjal por dërgohen vazhdimisht sepse nuk dërgohen vetëm për sinjale shqetësuese por dërgohen dhe për monitorimin e gjenomës së virusit në lidhje me vaksinën, në lidhje me terapitë anti-virale që kryhen pra në rrjet laboratorësh kryhet një vlerësim tërësisht i genomës së virusit

 

Sa i përket gripit, specialistët thonë se ende nuk është konstatuar se ka qarkullim të gripit sezonal në popullatë.

 

“Virusi i gripit nuk po qarkullon në popullatë për arsye dhe të asaj çfarë kemi thënë garës së viruseve duke qenë se të njëjtët receptorë që lidhen me SARS-COV2 janë po të njëjtët që lidhen dhe me virusin e gripit dhe masivisht në popullatën tonë dominon varianti “Delta” për momentin”

 

Ndërsa duket se interes të shtuar nga qytetarët ka pasur për t’u vaksinuar ndaj gripit sezonal. Sipas autoriteteve shëndetësore në 2 muaj fushatë, janë marrë injeksione kundër gripit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.