Asambleja e Partisë Socialiste ka miratuar kandidaturën për zgjedhjet e Bashkisë Kukës. Lajmi bëhet i ditur nga drejtuesi politik i PS, Pandeli Majko, i cili njofton se Albert Halilaj është zgjedhur të përfaqësojë këtë forcë politike në zgjedhjet e shtatorit.

 

“Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë!

Vështirsia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim’, shkruan ai.

 

Zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë Kukës do të mbahen me 24 shtator. Nga ana tjetër, opozita është shprehur se do të zhvillojë Primaret për të përcaktuar kandidatin e tyre në këtë ‘betejë’.

 

Qytetarët e Kukësit do të shprehin vullnetin e tyre në kutitë e votimit për të dytën herë brenda këtij viti, pas shkarkimit të Safet Gjicit. Shkarkimi i këtij të fundit erdhi pas skandalit të publikuar, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime në ambientet e zyrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *