E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

EMRI/ Zbulohet kandidati i opozitës për Himarën

Në zgjedhjet për bashkinë e Himarës që do të zhvillohen në 4 gusht, opozita do të garojë me kandidaturën e shqiptaro-amerikanit Peter Gjikuria.

Peter Gjikuria jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ka mbërritur në Shqipëri prej disa ditësh e po përgatitet për betejën elektorale të 4 gushtit.

Kandidatura e tij është propozuar nga kreu i PBDNJ Vangjel Dule, i cili ka takuar dje edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.

Nesër Dule do te dalë para mediave për të dhënë më shumë detaje për kandidatin e opozitës në Himarë. Peter Gjikuria do të përballet me kandidatin e partisë socialiste, Vangjel Tavo.

Reklamë

Zgjedhjet në Himarë zhvillohen pas vendimit të KQZ për të shkarkuar Alfred Belerin, i cili u dënua nga gjykata për blerje votash.

Himara ishte një prej 7 bashkive që opozita fitoi në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë