Një arsenal armësh dhe municion luftarak është zbuluar në Pogradec. Policia ka vënë në pranga një 40-vjeçar, të identifikuar si Alti Jasharllari. Ky i fundit rezulton me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e prodhimit dhe shitjes se narkotikëve.

 

Arsenali i armëve dyshohet se kishte si destinacion Maqedoninë e Veriut.

 

Policia ka sekuestruar një mitraloz i lehtë; një armë zjarri tip automatik; dy pushkë gjysmëautomatike; një sasi e konsiderueshme municioni luftarak; krëhëra të armëve të zjarrit; 1 gjerdan mitralozi me 30 fishekë; një granatë dore ofensive dhe pjesë të lëvizshme të pushkës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *