E martë, 6 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI dhe FOTO/ Zbardhen detaje nga plagosja e adoleshentit në Kamëz, u qëllua nga shoku i tij

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me plagosjen e adoleshentit në Kamëz, pasditen e kësaj të mërkure. Burime nga komisariati nr 5 bejnë me dije se autori dhe i plagosuri janë shokë në lagje me njëri tjetrin, ata njiheshin prej vitesh dhe me herët nuk rezulton që të kenë pasur zënka apo konflikte. Burime nga grupi hetimor thonë se shkak i ngjarjes paraprakisht dyshohet të ketë qënë një konflikt banal i çastit, ndërkohë që po kqyren kamerat e sigurisë në zonë për të zbuluar se nga u arratis autori.

 

Reklamë

Gjithashtu po hetohet edhe për armën me të cilën 18-vjeçari i identifikuar si Armir Hasa kreu plagosjen. Ndërkohe sa i përket gjendjes shëndetësore të 16-vjeçarit emri i të cilit nuk bëhet me dije për shkak se është i mitur, ai ka marrë një plumb në pjesën e pulpës në këmbë dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

FOTOJA E AUTORIT:

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë