E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Vritet me thikë në zemër shqiptari në Itali

Një shqiptar i identifikuar si Dritan Idrizi është vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme në Tavullia, Itali.

Idrizi, 38 vjeç është goditur me thikë ne zemër gjatë një sherri, bëjnë me dije mediet italiane.

Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës humbi jetën. 38-vjeçari  rezulton me precedentë penale pasi ishte dënuar më parë për drogë. Sipas medive fqinje, Idrizi kishte shkuar në Tavullia për të larë hesapet me një familje shqiptarësh.

Ai ishte i armatosur me shkopinj bashkë me tre persona të tjerë. Njëri nga grupi duket se ka goditur në kokë një shqiptare, pjesë e familjes me të cilën Idrizi donte të lante hesapet. Më pas një person ka marrë thikën dhe ka goditur tre herë 38-vjeçarin.

Personat e tjerë u plagosën dhe u dërguan në spitalin e Pesaros. Deri tani nuk ka asnjë person të arrestuar, por policia po heton për shkaqet e ngjarjes së rëndë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë