Subscribe

Një 40 vjeçar ka humbur jetën në Durrës pasi u qëllua me thikë nga Ilir Koçilja. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit.

Burime nga vendngjarja për gazetarin e Vizion Plus Aleks Kalemasi  bëjnë të ditur se viktima është Halil Koka. Ka pasur një sherr midis dy personave në fjalë, ku 40 vjeçari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Lexo edhe :

Related Posts

Pak pasi ka mbërritur, ai ka humbur jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas i cili humbi jetën gjatë transportimit për në spital, Policia identifikon autorin dhe vijon kontrollin dhe ndjekjen për kapjen e tij.

Rreth orës 12:30, në lagjen nr. 4, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi I. K. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin H. K., i cili si pasojë, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po bëjnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorit, i cili është identifikuar. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *