Një 47-vjeçar është arrestuar në Kavajë, pasi ka vjedhur 3 banesa në Golem. Ai kishte marrë shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Ndërkohë, i arrestuari Ben Sula ishte dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

“Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e disa vjedhjeve të kryera në Golem, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga shtetasi B. S., gjatë kryerjes së vjedhjeve.

Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *