E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI-VIDEO/ Arrestohet në Spanjë shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pritet ekstradimi në Shqipëri

Është arrestuar në Spanjë për llogari të drejtësisë shqiptare, Juxhin Drazhi.  Bëhet me dije se si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Juxhin Drazhi, i konsideruar si anëtar i grupit kriminal të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës është kapur nga Garda Civile e Malagas në një vilë luksoze në Almuñécar (Granada).

Reklamë

Mediat spanjolle raportojnë se hetimi filloi pasi u bë e ditur se anëtarët e bandës ndërkombëtare po merrnin masa të shumta sigurie në një shtëpi të izoluar në Almuñécar, gjë që ngjalli dyshimet e oficerëve.


Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Shkëmbimi në kohë i informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit vë në pranga një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë të Interpol Tiranës me Interpol Madridin dhe policinë spanjolle, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u krye arrestimi në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar J. D., 34 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, në prill 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madrid/Spanjë, vijon bashkëpunimin për finalizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt vendit tonë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë