Gjykata ka konfirmuar përfundimisht dënimin me 16 vite burg për shqiptarin, Aliko Hyseni, që sulmoi me thikë ish-bashkëshorten e tij në Itali/

51-vjeçari shqiptar kërkoi ulje të dënimit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga trupa gjykuese.

51-vjeçari, Aliko Hyseni, më 29 korrik 2021, tentoi të vrasë ish-bashkëshorten,  duke e goditur me thikë. Ai gjithashtu ka plagosur edhe djalin, i cili ka ndërhyrë për t’i ndarë.

Ngjarja u regjistruar gjatë natës në Sulmona.

40-vjeçarja mori dy plagë në bark. Gjatë momentit të krimit, ndërhynë dy fëmijët e çiftit për të mbrojtur të ëmën./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *