E mërkurë, 7 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 minuta më parë
Video · Kronikë

EMRI/ Të shtëna me armë në Lezhë, ky është 24-vjeçari që u gjet i pajetë brenda në makinë

Romario Brunga është 24-vjeçari i cili u gjet i pajetë brenda makinës së tij në fshatin Balldre në Lezhë.

24-vjeçari u gjet i pajetë nga forcvat e policisë të cilat shkuan në vendngjarje pasi u raportua për të shtëna me armë.

Reklamë

Dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje, pasi në makinë është gjetur vetëm një plumb. Policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi: 

Reklamë

Në rrugën e vjetër të Balldrenit është gjetur i pajetë brenda në automjetin e tij, shtetasi R. B., rreth 25 vjeç.

Nga veprimet e para të kryera në vendngjarje nga grupi hetimor, është gjetur brenda në automjet një armë zjarri, tip pistoletë, dhe një gëzhojë.

Po nga veprimet e para, rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, ndërsa viktima ka vetëm një plagë të shkaktuar nga armë zjarri.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje apo me vrasje.

Në lidhje me këtë ngjarje do të ketë informacion më të plotë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Më shumë video

Reklamë