E martë, 29 Shtator 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ “Shtëpi bari” në Tiranë, arrestohet 32-vjeçari, u përpoq t’i largohej policisë

Një 32-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi kishte përshtatur banesën e marrë me qira, për kultivim të bimëve narkotike.

 

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, Ermir Nasi ka tentuar të largohet nga banesa, duke u hedhur nga kati i tretë.

 

Sakaq, në banesë janë gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, llamba dhe  81 vazo me bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Vazhdo të lexosh

Reklamë