E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

EMRI/ Shqiptari vritet me plumb në kokë në Mal të Zi

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri në fshatin Tuz të Malit të Zi. Mediat lokale raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin Edmont Gjinkolaj, trupi i pajetë i të cilit është gjetur nga policia.

 

Uniformat blu arritën të arrestojnë edhe autorin e krimit. Ai është Paljoka Juncaj, i cili ka pranuar se ka kryer vrasjen dhe ka dorëzuar armën.

 

Viktima Edmont Gjinkolaj kishte hyrë në Mal të Zi në datën 4 janar dhe ishte akomoduar nga autori i krimit, i cili e ka qëlluar me plumb në kokë. Arsyet se kësaj ngjarjeje të rëndë nuk dihen ende, por referuar policisë malazeze, Paljoka Juncaj do të qëndrojë në burg të paktën për 30 ditë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë